Reagon PD në lidhje me heqjen dhe grisjen e materialit propagandues

0

Fushata elektorale për zgjedhjet e KNSH-së prej ditesh ka filluar perfshirjen edhe në një betejë me posterat. Në reagimin dërguar në adres të BujanociNet, thuhet se, sot është rasti i dytë i denoncuar ku grisen dhe hiqen posterat e koalicionit PD-BDL.

 bbbbbbbiiiiiiiiiiiiiiiiiii

“Persona të paidentifikuar ditë më parë në fshatin Tërrnoc dhe mbrëmë në fshatin Lluçan përgjate orëve të vona të natës kanë hequr dhe grisur posterat e Partisë Demokratike, respektivisht të koalicionti PD-BDL”. Qëllimi i Partisë Demokratike dhe Bashkimit Demokratik të Luginës ka qenë dhe mbetet zhvillimi i një fushate të qetë dhe qytetarë e bazuar mbi ide, alternativa dhe projekte konkrete. Siç duket, “disave” në kushte të mungesës së një platforme të besueshme për të paraqitur tek qytetaret, i ka mbetur veç të prodhojë incidente me qëllim tensionimin e situatës elektorale. Me këtë rast, koalicioni PD–BDL dënon rastet e tilla të ndodhura dhe bënë apel te të gjithë qytetarët, pa marr parasysh bindjeve politike, që të respektojnë rregullat e fushatës elektorale të ëdo subjekti politik./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com