Reagon OVL e UÇPMB-së për largimin nga puna e Samet Iseni, ish ushtarit të UÇPMB-së
14:50 | 07 Tetor 2017

Me indinjatë të thellë morëm lajmin se pa asnjë arsye të vetme dhe në mënyrë arbitrare u largua nga puna ish ushtari i UÇPMB-së Samet Iseni,andaj OVL e UÇPMB-së është tepër e shqetësuar pas largimit të tij nga puna. Ky rast dhe rastet e tilla aspak nuk i kontribuojnë mardhënjeve ndëretnike në komunën tonë. Në vend se të shtohet numri i të punësuarve përkundrazi po ndodhë e kundërta largimi i tyre. Ne si OVL e UCPMB-së kërkojmë nga organet komunale dhe nga drejtoria e RTV Bujanoci që të marrin hapa konkret në kthimin e tij në punë. 07.10.2017 Me rrespekt Bujanoc OVL e UÇPMB-së
Françeska Jaçe