Reagon komuna e Bujanocit, pas mbylljes të pikave kufitare në Dobrosin dhe Breznic
14:17 | 14 Korrik 2017
Pas njoftimit për mbylljen e kufirit në Dobrosin dhe Breznicë për qytetarët që jetojnë jashta këtyre vendbanimeve, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka njoftuar Misionin e OSBE-së, Ambasadorin Valdet Sadiku dhe ka kërkuar sqarime dhe informacione nga institucionet shtetërore. Bllokimi i vendkalimeve kufitare për qytetarët e komunës së Bujanocit cenon drejtëpërdrejt të drejtën e lëvizjes së lirë dhe është në kundërshtim me gjithçka që ka të bëjë me demokracinë.
Bllokimi i këtyre dy vendkalimeve për qytetarët lokal pamundëson funksionimin normal të pikës kufitare në Konçul dhe vështirëson kalimin e qytetarëve të Kosovës që po kthehen në shtëpi nga diaspora, ka cituar Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Kristin Prengaj