Reagon Blatter: FIFA duhet të pastrohet nga korrupsioni

0

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, e ka dënuar rëndë rastin e zbuluar të korrupsionit të disa zyrtarëve të këtij institucioni, duke thënë se do të marrin të gjitha masat e duhura që ata njerëz t’i largojnë nga futbolli.

reagon-blatter-fifa-duhet-t-euml-pastrohet-nga-korrupsioni_hd

Shtatë persona u arrestuan në një operacion të përbashkët të Zyrës Federale të Drejtësisë së SHBA-ve dhe Policisë zvicerane, vetëm pak ditë para Kongresit të 65-të të FIFA-s, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

“Kjo është një kohë e vështirë për futbollin, tifozët dhe FIFA-n si organizatë. Ne e kuptojmë zhgënjimin që shumë e kanë shprehur dhe e di se ngjarjet e sotme do të ndikojnë në mënyrën se si dukemi te njerëzit”, ka thënë fillimisht Blatter për faqen zyrtare të FIFA-s.

“Sado që këto ngjarje janë për t’u ardhur keq, duhet të jetë e qartë se ne i mirëpresim veprimet dhe hulumtimet nga Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet zvicerane dhe besojmë se kjo do të ndihmojë që t’i forcojmë masat e sigurisë që FIFA veç i ka ndërmarrë për t’i larguar gjërat e këqija nga futbollit”.

“Më lejoni të jem i qartë, këto sjellje të ndaluara nuk kanë vend në futboll dhe ne do të sigurohemi që ata që merren më këto punë të mbeten jashtë futbollit”, ka thënë Blatter ndër të tjera. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com