Reagom Musliu: Banka Komerciale ekspozitura në Bujanoc e largon shqiptarin e vetëm të punësuar

2

Nga numri i përgjithshëm i klientëve sa ka Banka Komerciale ekspozitura në Bujanoc, një numër i konsiderueshëm i tyre janë shqiptarë, të cilët nga qarkullimet e tyre i sjellin përfitime të mira kësaj banke, edhe pse kjo e fundit nga një sa kishte deri para pak kohësh, tash nuk ka asnjë shqiptarë të punësuar.
229811_komercijalna-banka-foto02-blic-vesna-lalic_origElmi Alishani ishte shqiptari i vetëm i cili punoi për shum vite në këtë bankë, por me vendim të bankës qëndrore ky edhe pse banor i Bujanocit është transferuar në ekspoziturën e Bankës Komerciale në Preshevë. Alishani ishte një person i cili ka shërbyer me shum profesionalizëm dhe përpikshmëri, ka qenë një punëtorë i mirë dhe e ka kryer punën me shum përgjegjësi, kështu i thanë sot BujanociNet disa nga klientët e kësaj banke në Bujanoc. Ata më tej kanë theksuar se, nëse së shpejti nuk do të kthehet Alishani në Bujanoc ata do ti mbyllin llogarit e tyre.

Lidhur me transferimin e Alishanit ashpër ka reaguar edhe Kryetari i KK të Bujanocit njëkohësisht kryetarë i KKSH-së Jonuz Musliu, duke kërkuar nga udhëheqësia e Bankës që sa më parë të kthehet Elmi Alishani në Bujanoc, në të kundërtën do të ushtrojë ndikimin e tij që të gjitha shkollat, ndërmarrjet publike dhe administrata lokale ti tërhjekin llogarit nga kjo Bankë.

Musliu ka thënë se, “nuk është e drejtë që i vetmi shqiptarë që ishte i punësuar të transferohet në Preshevë, duke e ditur se ai në të shumtën e rasteve i ka dalë në ndihmë edhe popullatës shqiptare të cilët nuk e flasin gjuhën sërbe” Gjatë takimit me udhëheqësit e bankës Musliu, ka kërkuar nga ata që në fillimi të janarit 2015 urgjentisht të marrin vendimin e kthimit të Elmi Alishanit nga Presheva në ekspoziturën në Bujanoc. Sipas burimeve të BujanociNet brenda kësaj ekspoziture është bërë e ditur se, bordi drejtues së shpejti do të marrë vendim për kthimin e Alishanit në Bujanoc./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

2 Komente

  1. une personalisht mendoj se ky eshte diskriminim i qarte…duke ditur se bujanoci ka shumicen e popullsise shqiptare eshte e pa pranushme qe ne banken me funskionale ne vend te hiqet nga puna shqiptari u vetem.. z.elmi alishani ishte i vetmi punonjes qe gjithemone iu ka dale ne ndihme shqiptareve qe nuk flisnin gjuhen serbe andaj nuk e meriton te largohet nga bujanoci.une i bashkangjitem mendimit dhe fjaleve te z.musliuut qe nese nuk kthehet z.elmi ne pun do te heqe llogarine time nga ajo banke…rrespekt per elen. nga Naseri

  2. une sa edi se elmi alishani asht transferu presheve perkohesisht

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com