Reagimi i mediave serbe kur e kuptojnë se Shaqiri nuk do të shkojë në Beograd
17:00 | 05 Nentor 2018

Mediat në Serbi kanë reaguar pas mospërfshirjes së Xherdan Shaqirit në ekipin e Liverpoolit, raporton Insporti.

Jurgen Klopp mëngjesin e sotëm konfirmoi se Shaqiri nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme ndaj Crvena Zvezdas në Beograd, përcjell Insporti.

Rreth lajmit të mos prezencës së Shaqirit në stadiumin ‘Marakana’ ka reaguar media serbe Kurir, që ka shkruar se kosovari po frikësohet të shkojë në Beograd.

“Po frikësohet (Po i fryen)! Shaqiri megjithatë nuk vjen në Beograd?”, është titulli nënçmues i Kurir.rs

Portali serb po i referohej një artiulli të mediumit britanik Independent, e cila raportonte për një mungesë të mundshme të Shaqirit, para se Klopp të merrte vendimin zyrtar.

Ndeshja e nesërme e vlefshme për grupin C zhvillohet me fillim nga ora 18:55. /Insporti.com

The post Reagimi i mediave serbe kur e kuptojnë se Shaqiri nuk do të shkojë në Beograd appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Alesia Bami