Reagim i OVL-së së UÇPMB-së, në Bujanoc, kundër OVL-së të Preshevës

0

OVL e UÇPMB-së, në Bujanoc, distancohet nga prononcimi i kryetarit të kësaj organizate në Preshevë për portalin zeri.info dhe Bujanoci.Net, i transmetuar pastaj nga media tjera dhe i shpërndarë nëpër rrjet sociale, që kishte të bënte me rrjedhat politike pas emërimit të organit të përkohshëm në këtë komunë.

Ne si organizatë vlerësojmë se nuk na takon aspak të implikohemi në tematikat e politikës ditore, sidomos kur kemi parasysh specifikat e përfaqësimit tonë. Ne jemi krijuar t’i mbrojmë interesat e veteranëve të luftës, invalidëve, familjeve të dëshmorëve, etj, dhe çdo përzierje jona në politikë e sidomos kur shfaqen haptazi përçarjet brenda subjekteve shqiptare e zbehë dukshmë misionin e funksionimit tonë. Qëllimi ynë parësor, kur është në pyetje politika, është unifikimi i faktorit shqiptarë dhe veprimi i përbashkët e assesi antagonizmat ndaj palëve. Andaj, i bëjmë thirrje edhe çdo anëtari të organizatës tonë të jetë tejet i kujdesshëm me sjelljet që përkojnë me shfaqjet e hapura dhe animet politike sepse ato shkatërrojnë imazhin jo vetëm të ish-luftëareve por edhe vlerat sublime të luftës së UÇPMB-së. Dëshmorët tanë dhanë jetën e tyre pa ngjyrime politike andaj edhe ne duhet t’i mbetimi besnik këtyre vyrtyteve.

Bujanoc 27.09 2017 Me nderime nga kryesia e OVL-BUJANOC.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com