Reagim i G2 dhe Lëvizja “Vatra”, qeverisja Haziri tallet me Luginën
18:23 | 05 Dhjetor 2018
Që komuna e Gjilanit është katandisur si mos më keq, kjo vërehet në çdo pore të saj. Komuna e Gjilanit e mbushi qytetin me buste e përmendore të cilat nuk po mirëmbahen fare. Shumë nga to u ndërtuan vetëm sa për t’ia “hequr gajlen”, siç është rasti i freskët i Sylë Zarbincës, i cili duket qesharak si për nga përmasat ashtu edhe nga ngjyra.

Por, më e keqja është se ky busti i këtij luftëtari të shquar u vendos në park aty ku më së shumti glacohet nga sorrat. Nuk është e rastësishme që Lutfi Hazir vendosë bustin nën bimët ku qëndrojnë shpendë të cilët aty ku rrinë edhe glacojnë, shpendëve nuk u zihet për të madhe sepse nuk logjikojnë, por njerëzit që kanë vendosë që busti të vendoset aty çka duhet t`i vën gishtin kokës. Ky bust dëshmon se qeverisja Haziri tallet me Luginën e Preshevës dhe me heronjtë e saj, duke e ndërtuar atë vetëm pas 10 vjet presioni dhe duke e vendosur në një vend tallës. Ai duhet të bëhet me përmasa të duhura dhe mos të vendoset aty glacohet orë e çast thuhet në reagimin e Lëvizja Qytetare “Vatra, dhe G2 i KK Gjilan.

Kristin Prengaj