Re ‘aliene’ në Australi (Foto)

0

Re ‘aliene’ në Australi (Foto)

Banorët e Wonthaggi, në jug të Mebourne të Australisë, janë bërë dëshmitarë të një fenomeni të çuditshëm natyror mëngjesin e sotëm, teksa një ‘vrimë’ është krijuar mes reve.

Ajo që e bënte edhe më të veçantë fenomenin ishte një ylber që u vendos pikërisht në qendër të saj.

Siç ndodh rëndom në të tilla raste, shumë njerëz e lidhën këtë me UFO-t.


Por në fakt bëhet fjalë për një fenomen natyror të njohur si ‘fallstreak cloud’ që ndodh kur një pjesë e pikave të avullit zbret poshtë zeros pa u kthyer në akull. Kjo gjendje ruhet deri në momentin që një shkaktar i jashtëm ndërhyn për ta shpërbërë këtë strukturë.

Efekti zinxhirë që krijohet mund ta zmadhojë këtë gropë në qiell duke e çuar në disa kilometra, ndërsa efekti ‘ylber’ krijohet nga kristalet e akullit kur dielli është shumë lart në horizont, përtej 70 gradë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com