Rasti jetësor i Shaqirit
10:01 | 11 Maj 2015

Xherdan Shaqiri po kalon nëpër momente të vështira në Inter. Futbollisti kosovar ka përfunduar në bankinë në ndeshjet e fundit edhe pse pati një debutim shpërthyes te “Nerazzurri”.
ssssss
Mirëpo, gjilanasi e ka rastin e madh për t’i shuar zërat, pasi pritet të luajë nga fillimi të shtunën që vjen ndaj Juventusit, duke e pasur parasysh se Hernanes është i diskualifikuar dhe Guarin i lënduar. Prandaj, kjo ndeshje përfaqëson një mundësi të artë për përfaqësuesin zviceran, i cili ka luajtur vetëm në pjesën e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit. Madje, së fundmi flitet se ai mund të largohet nga Interi gjatë verës. /Zëri/
 
Aurela Hoxha
S