Rasti i Erion Zenës-kërkohet ndryshimi i Ligjit për Familje

0

Rasti i Erion Zenës-kërkohet ndryshimi i Ligjit për Familje

Rasti i 8 vjeçarit Erion Zena, të cilin babai i tij e mori në Siri, është një nga arsyet që po kërkohet ndryshimi i Ligjit për Familjen.

Derisa Pranvera Abazi po kalon ditë të vështira në pritje të kthimit të djalit të saj Erionit nga Siria, deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shohin të nevojshme ndryshimin e ligjit për familjen, përkatësisht nenin ku ka të bëjë me përgjegjësitë e prindërve karshi kujdesit ndaj fëmijëve të tyre.

Ish¬ ministri i Brendshëm, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, shprehet se ky rast ka shtyrë që edhe legjislativi të merret më seriozisht me këto çështje, në mënyrë që t’u pamundësohet prindërve të papërgjegjshëm të abuzojnë më fëmijët e tyre.

Deputetë e ish ministra, kërkojnë që legjislativi të merret më me seriozisht me këto çështje.

Zenun Pajaziti, thotë se kjo që po ndodhë në vendin tonë, është e dhimbshme.

“Kjo që po ndodhë tani është e rrezikshme”, ka thënë ai.

Edhe deputeti Armend Zemaj mendon se Ligji për Familjen duhet të modifikohet.

Dren Doli nga Instituti për Studime Juridike e Politike, thotë se ende ka paqartësi në legjislacion sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me kujdesin dhe përgjegjësitë prindërore ndaj fëmijëve.

Ligji për familjen është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 20 janar 2006, kurse është shpallur me Rregulloren e UNMIK¬ut nr. 2006/7, datë 16 shkurt 2006.

Nenet 125 dhe 128 shpjegojnë parimet për mbrojtjen e fëmijëve, por jo edhe rastet kur njëri prindër ka të drejtë ta marrë fëmijën dhe ta largojë jashtë kufijve të vendit, me ose pa pëlqimin e nënës apo babait.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com