Rastet e sëmundjes së Verdhëzës në Bujanoc, mjekët apelojnë për kujdes të veçant

0

Ditëve të fundit në komunën e Bujanocit është përhapur smundja e verdhëzës, deri më tani nuk ka informacione për raste të shumta por ditë më parë në repartin e pediatrisë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është lajmruar një rast i cili është marrë nën përkujdesjen e mjekëve, thotë mjekja e pediatris Zora Jorgaçeviç e cila sqaron se rasti në fjalë i fëmiut, është hospitalizuar.

verdhezaJorgaçeviç këshillon nënat që nëse vërejn simptome tek fëmijët e tyre menjëher të paraqiten tek mjeku i zgjedhur, pasi që virusi i verdhëzës është prezente dhe mund të manifestohet shumë shpejt nga fëmiu në fëmi. E gjithsesi ajo porosit që ata fëmijë të cilët vijojnë shkollimin më së shumti mund të preken nga verdhëza, pasi që kontakti që kanë fëmijët më moshatarët e tyre është i paevitueshëm. Simptomet e para të virusit të verdhëzës apo hepatitit B siq njihet në popull, “Sarillëku” janë temperatura e lartë, plogështia, zverdhja në fytyrë etj. Mjekja pediatre gjithashtu thotë se, mënyra më e mirë për ti ikur këtij virusi është mbajtja e higjienes e sidomos larja e shpesht e duarve, por gjithsesi edhe kujdesi në të ushqyerit. Kohë më parë rastet kur fëmijët kanë qenë të prekur nga verdhëza janë kuruar ndryshe ndërsa tani përparimi i medikamenteve, vaksinimi i foshnjave kundër verdhëzës, dëshmon që një kohë të gjatë kjo epidemi nuk është shfaqur./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com