Ramush Haradinaj flet rreth arrestimit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për KosovaPress se ai vetëm është ndaluar në aeroport deri në shqyrtim të procedurave për një urdhër arresti të Serbisë i cili daton nga viti 2006.

Ramushi1

Haradinaj shprehu mllefin ndaj autoriteteve sllovene duke i krahasuar këto autoritete me ato të serbisë.

“Në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletëarrest, ndërsa vetëm në këtë të Lubjanës jo. Gjatë udhëtimit tim që pata kam kaluar nëpër disa aeroporte dhe në të gjithë është pastruar kjo histori. Po këta janë si ata, vëllezërit e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së do të qëndrojnë në aeroportin e Lubjanës edhe për disa orë, deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com