Error message

Notice: Trying to get property of non-object in ws_image_url() (line 14 of /home/websystem/domains/websystem.info/public_html/sites/all/modules/custom/ws_tools/ws_tools.module).
Ramos ‘godet’ fort Liverpoolin para finales
15:29 | 17 Maj 2018

Merenguez do të jetë në finale kundër Liverpool në Kiev në fund të majit, duke thënë se ata do ta fitojnë për herë të tretë radhazi titullin e Europës.

Sergio Ramos thotë se finalja e Ligës së Kampionëve i ofron edhe një tjetër mundësi Real Madridit për të treguar se ata mbeten “mbretërit e Europës”.

Madridi takohet me Liverpoolin në Kiev më 26 maj, duke kërkuar fitoren e tretë rresht në këtë garë, pasi vitit të kaluar që kishin mposhtur Juventusin në Cardiff.

“Për ne, është një mundësi e re për të treguar se ne mbesim mbretër të Europës”, ka thënë kapiteni Ramos.

“Kjo tregon se, me punë të fortë, sakrificë, përpjekje dhe vazhdimësi në periudha të gjata ju do të arrini që të përfitoni nga momente të këtilla”, tha në fund mbrojtësi spanjoll.

Edlira Rukaj
S