Ramil Aliu nga Bujanoci ka nevoj për operim, nëpër shkolla është organizuar aksion humanitarë, luten popullata ti bashkangjiten aksionit

0

Me inciativën e këshillit organizativ të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ditëve të fundit kan ndërrmarë  një  aksion humanitar për ti ndihmuar materjalisht Ralim Aliu, nga qyteti i Bujanocit i cili vuan nga një sëmundje e veshit për disa vite dhe ka nevojë për operim.

11026608_1030718696958327_713745281_nKëtij aksioni iu kanë bashkangjitur edhe shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc dhe pritet ti bashkangjiten edhe shkollat e tjera në komunën e Bujanocit. Rreth rastit të Ramil Aliu, Vesel Sejdiu profeson në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, njëherit dhe pjestar i këshillit të shkollës në fjalë potencoi se, deri më tani janë grumbulluar afër 100 mijë dinar, mirëpo ky aksion vazhdon akoma. Sjediu thekson se, në shkollën “Naim Frashëri” aksione të tilla janë ndërrmar në shumë raste dhe kërkon që edhe në këtë rast të kontribojnë ata që kanë mundësi. Sipas profesor Sejdiut, mjetet e nevojshme për operacionin e rastit të Ramil Aliu, përafërsisht nevojiten rreth 10 mijë euro. Nga ana tjetër zëvendës drejtori i shkollës fillore në Tërrnoc “Muharrem Kadriu” Reshat Rexhepi, thot se, me dëshirë ju ka bashkangjit këtij aksioni humanitar i cili vazhdon akoma, ku nxënësit dhe personeli I shkollës kan grumbullau rreth 75 mijë dinar. Rexhepi thekson se, këtu kan kontribuar përveç nxënësve dhe personelit të shkollës edhe banorët e fshatit kur kanë ndëgjuar për rastin. Ramil Aliu vuan nga një sëmundje e veshit, ku para disa viteve ka patur 4 ndërhyrje kirurgjike të një pasnjishme në Beograd, pastaj ka pasar prap një ndërhyrje në Gjermani dhe dy muaj më parë iu nënshtrua prap një operacioni në Turqi dhe sipas profesor Veseli operacioni ishte i sukseshëm, ndërsa tani ka njevoj për një ndërhyrje në veshin tjetër./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com