Ramadani: Partia Republikane është një subjekt politik, i cili kavizion dhe koncepte për të ardhmen e pakicave kombëtare në Serbi

0

Në Qendrën Mediale të Beogradit, të premten e 26 qershorit, Partia Republikane prezantoi zyrtarizimin e regjistrimin e saj, si subjekt politik i licencuar, i cili rreth vetes grumbullon pakicat kombëtare në Serbi.

Foto-Bg-1

Në këtë konferencë shtypi, merrnin pjesë krerët udhëheqës të Partisë Republikane, në ballë me liderin e saj Nikolla Sandulloviq dhe përfaqësues të tjerë partiak nga rrethe të ndryshme, që nga Senta e deri në Bujanoc. Në panelin e konferencierëve ishte edhe Avdil Ramadani, i cili në prezantimin e tij potencoi problemet me të cilat po ballafaqohet komuniteti shqiptar në Serbi. Ai, në mes tjerash, theksoi nevojën e ngritjes së cilësisë së arsimit, furnizimin me tekste shkollore dhe njohjen e diplomave të studentëve, që mbarojnë fakultetet në Kosovë.

Foto Bg - 2Gjithashtu, z. Ramadani, para mediumeve në Qendrën Mediale, në Beograd, publikisht theksoi një nga problemet serioze që kanë banorët shqiptarë të Malësisë së Bujanocit, rreth shlyerjes së tyre nga evidenca e gjendjes civile dhe pasivizimit të vendbanimeve. Një problem tjetër sipas z. Ramadanit, është edhe gjendja e rëndë ekonomike e cila po mbretëron në jug të vendit e ku Lugina e Preshevës, paraqet territorin më të prapambetur ekonomikisht në shkallë republike. Në fund, z. Ramadani, shprehu optimizmin se Partia Republikane, nënkryetari i së cilës është edhe Ai, është një subjekt politik, i cili ka vizion dhe koncepte të për të ardhmen e pakicave kombëtare në Serbi, në rrugën e përbashkët për realizimin e kërkesave të tyre, konform standardeve evropiane. Lideri i Partisë Republikane, z. Nikolla Sandulloviq, u falënderua për angazhimin e aktivistëve shqiptarë në këtë parti, duke u zotuar se së shpejti do ta vizitoj Bujanocin dhe nga afër të mësoj për problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe të tjerët, në këtë rajon të mbushur me probleme të shumta politike dhe ekonomike, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com