Rama: Sërbia ti garantojë shqiptarëve të Luginës të drejtat që i kanë të garantuara sërbët në Kosovë /e plotesuar/ Isa harron Luginën

0

Isa

Përderi sa Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, qysh në fillim të prezantimit të tij prioritet të veçant i dha të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, homologu i tij kosovarë Isa Mustafa, nuk e pa të udhës që ti përmend shqiptarët e Luginës të cilët i ndan vetëm një kufij administrativ. Mustafa gjatë fjalimit të tij, është fokusuar më shumë në mardhëniet mes dy shteteve dhe zonat kufitare, duke lënë anash shqiptarët e Luginës dhe të drejtat e tyre krahas të drejtave që ia siguronë qeveria e tij sërbëve në Kosovë.

—————————————————-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në prezentimin e tij në mbledhjen e dy qeverinë shqiptare, ka thënë se, Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen edhe për bashkomabsit e tyre jasht kufijve të këtyre dy shteteve, me qëllim të mbrojtjes së interesave të bashkombasve të tyre që janë jasht kufijvë të këtyre dy shteteve.

Takimi

 

Kryeministri Rama me theks të veçant ka përmendur shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku ka kërkuar nga shteti Serb që ti garantojë të drejta shqiptarëve në Luginë, as më pak dhe as më shumë se sa kanë serbët që jetojnë në Kosovë. Kryeministri Rama nuk ka lënë anash pa përmendur as angazhimin e dy qeverive, të cilat sipas tij janë duke u angazhuar që shqiptarët në këtë pjesë të balllkanit mos të ndjehen të diskriminuar dhe të lënë anash./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com