Rama nga Beogradi pritet të kërkojë njohjen e Kosovës

0
Rama nga Beogradi pritet të kërkojë njohjen e Kosovës

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, do ti kërkojë Beogradit njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.

Bushati tha se pjesë e bisedimeve do të jenë kryesisht shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë. Rreth 90 për qind e 35.000 banorëve që jetojnë në Preshevë, janë shqiptarë, transmeton OraNews.

Përmes linjës të re ajrore Tiranë-Beograd, Edi Rama në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë do ti drejtohet me 22 tetor Beogradit, në një vizitë historike pas 6 dekadash ngrirje të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Lideri i fundit i Shqipërisë, që ka vizituar Beogradin, ka qenë diktatori komunist Enver Hoxha, i cili ishte takuar me liderin e Jugosllavisë në atë kohë, Josip Broz Tito në vitin 1948. Pas këtij takimi, marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com