Rama mbërrin në Pallatin “Serbia”, takon homologun Vuçiç (Foto & Video)

0

 

VuciciKryeministri Edi Rama nisi takimin me Kryeministrin serb Aleksander Vuçiç.

Rama(E plotësuar) Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur rreth orës 10:00 në aeroportin e Beogradit, i cili ishte blinduar nga forca të shumta policore dhe helikopterë që monitoronin nga ajri.

BeogradiZv/kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Tedi Blushi raportoi nga Beogradi se kryeministri Rama u prit me ceremoni nderi në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.

Forca të shumta policore kishin rrethuar zonën, ndërsa kryeministri shqiptar shoqërohet nga 6 truproja shqiptare. Mësohet se në aeroport nuk është ngritur flamuri shqiptar, por valëvitej vetëm flamuri serb.

Ajo që të bie në sy është veshja e kryeministrit shqiptar, një kostum i zi dhe kollare të kuqe. Nërkaq, mediat nga Beogradi raportojnë për një interesim të madh për vizitën në fjalë, e cila do të ndiqet nga rreth 200 gazetarë.

Vizita e Ramës në Serbi është shoqëruar me polemika të shumta, pas incidentit të 11 tetorit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku kombëtarja shqiptare u bë pre e dhunës dhe racizmit në stadium, pas valëvitjes së një droni me simbole shqiptare, që u cilësua si provokim nga ana e serbëve.

Ramaa

Ja kush e priti Edi Ramën në Aeroport

(E plotësuar) Edi Rama është pritur nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic në Aeroportin e Beogradit, Nikolla Tesla.
“First meeting with Serbian Foreign Minister Dacic, Belgrade Airport”, shkruan Këshilltari i Ramës, Endri Fuga, në Twitter dhe poston këtë fotografi.

Rama

EDI RAMA EDI RAMA1 EDI RAMA2

Rama mbërriti në Beograd

(E plotësuar) Në orën 09: 40 minuta avioni i linjës “Air Bosnia” ku ndodhet kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar zbriti në Beograd.

Agjenda e vizitës së Ramës në Beograd:

10 Nëntor 2014
11:00 Delegacioni mbërrin në Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikës sëSerbisë i uron mirëseardhjen Kryeministrit te Republikës se Shqipërisë. Së bashku asistojnë në luajtjen e himneve kombëtarë dhe parakalojnë në revistë rojën e nderit.
11:10 Takim kokë më kokë midis dy Kryeministrave
11:30 Takim midis dy delegacioneve
12:15 Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave
16:00 Bashkëbisedim me gazetaret
17:00 Panel i organizuar nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temë “Cooperation between Albania and Serbia” në prani të rretheve intelektuale, biznesmenëve, trupit diplomatik, parlamentarëve serbë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave.
19:35 Pritje nga Kryebashkiaku i Beogradit.
11 Nëntor 2014 Vizita në Preshevë
—-

Niset Rama për në Beograd, ja agjenda [DOKUMENT]

Kryeministri Edi Rama është nisur sot për një vizitë që nga shumë konsiderohet historike, në Beograd. Ai është nisur nga aeroporti i Rinasit rreth orës 08:40.

 

Sipas axhendës së publikuar një ditë më parë, kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të nisen nga aeroporti “Nënë Tereza” në orën 8.30, dhe pas një ore pritet të mbërrijnë në aeroportin e Beogradit.

Menjëherë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takimin e parë në orën 11:00 me homologun serb, Aleksandër Vuçiç dhe pas 10 minutash, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e pas 20 minutash do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve.

Në 12 e 15 minuta, do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit. Axhenda vijon më tej me një takim të shefit të qeverisë shqiptare në orën 16:00 me gazetarët.

Pasditja rezervon gjithashtu axhendë të ngjeshur, ku Rama do të jetë o pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin në Bashkinë e Beogradit. Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit. Ky takim përmbyllë axhndën e Kryeministrit për ditën e pare.

Ndërsa me presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministri Rama nuk do të takohet, po ashtu është anuluar ecja në këmbë e Kryeministrit shqiptar në rrugët e Beogradit.

Ditën e martë në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar

Pas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës.

Rama në këtë takim shoqërohet nga disa ministra, si dhe dhjetra gazetarë shqiptarë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com