Rahim Salihi: Çfar qeverisje ishit ju? E përçarjes dhe diferencimit politik.
09:54 | 09 Prill 2019
Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Rahimi Salihi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka akuzuar Partinë Demokratike për keqqeverisje, përçarje dhe ideator e kreatorë të ndarjes së pushtetit 60-40.

Postimi i plotë:

“Si nuk ju vjen turp sot për të bëmat e juaja dje?

Kujt po i shitni mend për udhëheqje të drejtë e pushtet shqiptarë? A bash po mendoni që jeni larë e shpërlarë sa që keni të drejtë morale të flisni sot?

Ju, që ambulantën e falët dy herë. E shkarkuat drejtorin shqiptarë para kohe, emëruat at serb. E zëvendësuat përsëri. Jo për ta përmirësuar gabimin e parë por për të gabuar për së dyti.

Ideatorë dhe kreatorë të ndarjes së pushtetit 60 - 40. 

 

Ju, që gjuhën shqipe e bastarduat dhe shkarravitët po në këtë institucion. Që larguat mjekë e motra medicionale me vendime pune dhe që të njejtët u kthyen në punë nga gjykata. I larguat e ne i kthyem. Jo vetëm kaq, por edhe morën dëmshpërblime për dëmet që ju i bëtë.

Si nuk ju vjen turp sot të flisni ju për qeverisje të mirë. Ju pushteti i rreth - rrotullimit skandaloz e sheshit të shkatërruar? Fontanave të prishura dhe punës shkel e shko. 

Asfalto maniak,

Na thuani vetëm një punë të vetme që keni bërë gjatë mandatit 2012 - 2016 e që është bërë pa asfalt e beton. Pa kocka e pa pllaka. Prandaj edhe jeni pushteti i asfaltit. Jeni asfaltomaniakët. Asfaltomania vet.

A e mbani në mend që të gjitha shkollat shqipe i keni pasur me udhëheqës në cilësi të Ushtruesit të drejtorëve. I emëronit të premteve e shkarkonit të hënave. E që të njejtat i keni stërmbushur me aktivist partiak dhe që pa asnjë fije turpi i shantazhoni e kushtëzoni edhe sot? I keni bërë normat e orëve copë copë. Dikujt dy e dikujt tri orë. Dikujt 7 mij e dikujt 10 mij dinarë rrogë.

Si nuk ju vjen turp të flisni dhe vajtoni për mësuesit shqiptar të pa punë kur edhe sot kuadrot e juaja udhëheqin gati se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit. 

 

Në vend se t'i fotografoni ata duke punuar si muratorë, thirrni drejtorat e juaj dhe angazhoni këto kuadro të japin kontributin e tyre në ngritjen e dijes e jo ngritjen e mureve dhe punëve fizike.

 

A nuk ju vjen turp kur drejtorët që udhëhoqen me ndërmarrje publike në kohën tuaj, sot denohen me burg. E ju heshtni. Nuk i shkoni as dëshmitarë në gjykatë. Ju që njerzit e besueshëm të partisë tuaj i shfrytëzoni, keqpërdorni, urdhëroni të largojnë shqiptarë nga puna dhe në fund i harroni. I leni vetë. I paraqitni si të padëgjushëm.

 

Çfar qeverisje ishit ju?

 

E përçarjes dhe diferencimit politik. Hasmërisë dhe shantazhimit. Inçizimit të ndërsjellë dhe kushtëzimeve të mëvonshme. Largimit të shqiptarëve nga puna dhe luftimit të kundërshtarëve politik.

 

Dhe sot shitni mend. 

 

Pushteti i Budës së Vrajës që asnjëherë nuk patët as guximin ta votoni Skenderbeun për Sheshin e Bujanocit.

 

E leje që shitni mend, por, mundoheni të na bindni se Bujanocit të të rinjëve i nevojitet edhe njëherë "kryetari historik".

 

Ai që ka po aq vite pushtet sa ka jetë çdo i ri që vitin e ardhshëm do të votojë për herë të parë” ka shkruar Salihi.

Kejvina Kthella