Radio terapia e suksesshme kundër kancerit të prostatës

0

Tre nga katër raste janë shëruar duke e larguar tërësisht kancerin në prostatë me anë të kurës së re të radio terapisë. Teknikët mjekësorë i kanë shpërthyer tumoret dhe i kanë ndaluar ata që të shpërndahen duke ndihmuar pacientet të shërohen plotësisht pas pesë viteve tretman.

Radioterapia e avancuar mund të shërojë tre nga katër pacient me kancer të prostatës.

Hulumtuesit thanë se 71 për qind e burrave me këtë sëmundje janë shëruar plotësisht pas pesë viteve të trajtimit të tyre.

Besohet se kjo teknikë do ju hy në punë mijëra pacienteve që sëmuren me kancerin e prostatës, shkruan GazetaExpress.

Forma e re është zhvilluar në Londër dhe përfshin një formë tepër preciz të radioterapisë me një modulacion intensiteti të terapisë me rrezatim apo IMRT. Ajo bën të mundur për specialistët që të shpërthejnë nyjat limfatike në ashtin e legenit, që është hera e parë që një kancer i avancuar shërohet plotësisht.

Terapia konvencionale ishte gjykuar si e rrezikshme dhe nuk kishte pasur sukses dhe kishte ndikim të madh në fshikëzën urinare. Por IMRT lejon që rrezatimi të jetë më preciz mbi tumorin duke kursyer pjesë të tjera të trupit.

“Këto rezultate afatgjata demonstrojnë përdorimin e IMRT’së në nyjat limfatike të legenit që është metodë më e sigurt dhe më efektive tek kanceri i prostatës tek meshkujt”.

Profesori David Dearnaley thotë se gjatë këtij viti edhe 3000 pacientë do të tentohet që të shërohen me këtë formë.

“Teknika tashmë është provuar dhe tregon se është një ndryshues loje sa i përket kancerit të prostatës së meshkujve”, shton ai. “Jam i lumtur që ky tretman është bërë i mundur tek çdo burrë me kancer të prostatës e që po arrin të shërohen. Në mes të trajtimit të pacientëve të parë në këtë provë, dhe atyre që ne trajtojmë sot, është një revolucion i madh”.

“Kur ne filluam merrte 45 minuta kohë për ta trajtuar sëmundjen; sot i merr 2 deri në tre minuta. Është një hap i madh përpara për trajtimet me radio terapi”. Tani pritet që me terapinë në fjalë të hynë edhe 1800 pacient  që do të përdorin teknikën e tij të shërimit.

“Radio terapia është një komponent i rëndësishëm dhe efektivë për trajtimin e pacientëve me tipe të ndryshme të kancerit dhe rezultatet e këtij hulumtimi do të thotë se mund ta trajtojmë këtë sëmundje me më pak dëme ansore duke mos shkatërruar indet normale, organet dhe pasojat e tjera që mund të kenë pacientet me kancer të prostatës”, thotë profesori David Cunningham nga The Royal Marsden.

Rezultatet e këtij studimi janë paraqitur sot në revistën ndërkombëtare “Radiation Oncology, Biology, Physics”./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com