Qyteti me sekretin e errët të cilin askush nuk e ka zbuluar: Aty ku të rinjtë varen!

0

Qyteti me sekretin e errët të cilin askush nuk e ka zbuluar: Aty ku të rinjtë varen!

Bridgend është qytet i vogël në Uells që shtrihet mbi lumin Ogmore. Aty bie shumë shi, ndërsa shtëpitë dhe urat janë nga guri. Një qytetet tipik uellsian, por që fsheh misterin që mbuloi me të zeza shumë familje. Këtë fenomen nuk dinë as psikologët e as shkencëtarët ta shpjegojnë.

Dale Crole ishte 18 vjeç kur vari veten në një depo të braktisur. Pak më vonë, shoku i tij më i mirë, David Dilling (19), vari veten në një pemë para kishës. Disa ditë më vonë, shoku i tyre Thomas Davies (20) vari veten në të njëjtën pemë. Papritmas, qyteti u gjet në një epidemi të vetëvrasjeve në mesin e të rinjve.

Në vitet 2007-2008, 25 persona vetëvriten, 24 nga të cilët me varje. Nga 2012 e deri sot, në tërë territorin janë vrarë 79 persona. Ndërkaq, në vitet 1996-2006, numri i vetëvrasjeve ishte mesatarisht tre në vit, transmeton Telegrafi.

Prindërit e disa prej viktimave fajësojnë mediat. Ata thonë se mediat ndikojnë që fëmijët e tyre të jenë depresivë kur flasin për numrin e madh të vetëvrasjeve në këtë qytet. Njëjtë mendon edhe policia që ka kërkuar nga mediat që të mos i bëjnë publike lajmet për vetëvrasjet.

Një tjetër teori është lindja e sektit të vetëvrasjes. Megjithatë, nuk ka dëshmi të forta për këtë.

Një i ri për këtë fenomen ka fajësuar mërzinë në këtë qytet, sepse – siç thotë ai – njerëzit nuk dinë çfarë të bëjë me veten.

Ky fenomen mund të jetë edhe ajo që psikologët e quajnë Efekti Werther, ku vetëvrasjet ndodhin në një grup.

Edhe pse të gjitha këto opsione mund të jenë të mundshme, askush nuk e di saktë sa cili është numri real i vetëvrasjeve e as pse aq shumë të rinj kanë vrarë veten – dhe atë vetëm duke u varur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com