Qyteti ku paga është 1 200 euro, qiraja 15 euro

0

Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 kilometra katrorë dhe me rreth 2.700 banorë. Qyteti ta ndërton shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1.200 euro, stërvitjet pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.

koooShumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota. Teksa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën. Harmonia, bashkimi, ndihma e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.

Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër. Në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Coca-Cola, ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë.

Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.

Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 për qind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarve është 1.200 euro.

Se sa është e mjaftueshme kjo pagesë për jetë të mirë tregon edhe e dhëna se shpenzimet për banim janë 15 euro, kështu që me këtë rrogë mund të bëhet një jetë komode. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com