Qyteti italian mirëpret beben e parë pas 28 vjetësh

0

Një qytet i vogël në veri të Italisë, Ostana që shtrihet në malet e Piedmong, është duke festuar lindjen e foshnjës së parë që prej viteve 1980.

italia

Kryetari i Ostanës, Giacomo Lombardo u shpreh se lindja e këtij fëmiu është një “ëndërr e bërë realitet” për këtë komunitet të vogël, transmeton Klan Kosova.

Pablo ka lindur në spitalin e Turin javën e kaluar, kështu duke e rritur numrin e banorëve në këtë vend në 85, edhe pse vetëm gjysma e këtyre banorëve jetojnë në këtë vend.
Kryetari, Giacomo Lombardo, u shpreh se në vitet 1900 ky qytet kishte rreth një mijë banorë, mirëpo nataliteti filloi të bie dukshëm pas Luftës së Dytë Botërore.
“Rënia e vërtetë filloi në vitin 1975,  e që nga viti 1976 deri më 1987 kanë lindur 17 fëmijë, e që nga ai vit nuk kishte më lindje të reja, derisa lindi Pablo”.
Ostana është duke tentuar që të ngris numrin e popullësisë, e këtë gjë po tenton ta bëjë duke hapur vende të reja të punës.
Prindërit e Pablos, Silvia dhe Jose, kishin në plan të zhvendoseshin nga ky qyetet para pesë viteve, mirëpo qëndruan aty për shkak të punës.
Ky nuk është qyteti i vetëm në Itali që përballet me probleme të natalitetit si dhe numrit të vogël të popullësisë. Shumë qytete të vogla italiane janë duke u përballur me këto probleme, për shkak se shumë të rinj janë duke u zhvendosur për të gjetur punë në qytete të mëdha.
Në disa qytete madje kanë ofruar shtëpi falas për ata që dëshirojnë të jetojnë aty.
Ostana ardhjen e Pablos e festoi me një festë të madhe dhe në hyrje të qytetit ishte një fotografi e madhe e një lejleku që në sqepin e tij kishte një pako të vogël blu.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »