Qyteti i 140 gjuhëve

0

Me të shënuar nga më shumë se 100.000 banorë të rinj çdo vit, qyteti më i madh i Kanadasë vetëm sa shkon e rritet edhe më shumë. Mirëpo lulëzimi i vazhdueshëm i popullatës nuk e ka ndryshuar karakterin e Torontos.

I njohur prej kohësh për përqafimin e multikulturalizmit dhe diversitetit (pasi hiç më pak se 140 gjuhë të botës fliten në të), qyteti ka bërë po ashtu investime të konsiderueshme në transportin publik dhe në teknologji, duke e bërë qytetin edhe më joshës për të porsaardhurit dhe duke e shndërruar në një Luginë Silikoni për talentet, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Sido që të jetë, nevojitet kohë për të vlerësuar plotësisht gjithë ato që Torontoja ka për të ofruar, thonë banorët.

“Qyteti nuk i zbulon sekretet e veta lehtësisht”, thotë Alyssa James, një banore e Torontos dhe blogere e udhëtimeve në “Alyssa Writes”. “E dua Toronton, sepse ju vërtet duhet ta njihni atë për ta dashur”.

Qytet i sekreteve

Në mesin e këtyre sekreteve që presin të zbulohen janë plazhet e pasura në periferi të qytetit.

“Njerëzit nuk e marrin me mend Toronton si një vend me det të kaltër apo plazhe, sepse nuk ndodhemi afër një oqeani, por ne vërtet që kemi liqene të mrekullueshme”, thotë Bruce Poon Tip, i cili ka më shumë se 27 vjet që jeton në qytet dhe ka themeluar “G Adventures”. “Ujërat në të janë të pastra dhe brigjet e ujit janë zhvilluar ashtu që e maksimalizojnë kualitetin e jetesës”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com