Qytetet më të përshtatshme për të jetuar, Viena prinë e para
20:50 | 13 Mars 2019

Lista u dominua nga qytetet e Evropës Perëndimore, veçanërisht ato gjerman-folëse, me gjashtë nga dhjetë vendet më të mira, transmeton lajmi.net.

Vetëm dy qytete nga jashtë Evropës radhiteshin në lostë: Vancouver në Kanadanë Perëndimore dhe Auckland në Zelandën e Re.

Vjena është një qytet prej 1.9 milionë banorësh, e njohur për arkitekturën e lavdishme të së kaluarës së saj perandorake, me pallate të shkëlqyera dhe salla të artit, të mbushura me muzikë klasike.

Përveç mjedisit mahnitës, ajo njihet si ‘Vjena e kuqe’ për politikat e krahut të majtë dhe ata që jetojnë atje mund të presin shërbime publike të lira dhe shërbime të bollshme sociale.

Ndiqeni listën e plotë:

Vienna, Austri

Cyrih, Zvicër

Vancouver, Kanada

Mynih, Gjermani

Aukland, Zelanda e Re

Dyzelldorf, Gjermani

Frankfurt, Gjermani

Kopenhagw, Danimarkë

Gjenevë, Zvicër

Bazel, Zvicër. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella