Qytetarët e Luginës së Preshevës shpresojnë në Qeverinë Haradinaj

0

Shqiptarët në Luginën e Preshevës shpresojnë në reflektim të Qeverisë Haradinaj që të angazhohet më shumë për përmirësimin e të drejtave të tyre.

Formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shqiptarët në Luginën e Preshevës e kanë mirëpritur, ndërkohë që ata shpresojnë në qeverinë Haradinaj, që do të reflektojë në përmirësimin e të drejtave të tyre.

Aliu Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, do të mund të jetojnë në një pozitë më të mirë vetëm atëherë kur dy shtetet shqiptare të jenë të qëndrueshme dhe kur ata do të interesohen për bashkëkombësit e tyre në këtë zonë, vlerësojnë qytetarët e këtushëm.

Telegrame urimi për formimin e institucioneve të reja në Kosovë kanë dërguar edhe përfaqësuesit institucionalë e politikë të këtushëm./RTK/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com