Qytetarët e Bujanocit mirëpresin ndryshimin e emrave të rrugëve (dokument)

0

Të premten e kaluar pushteti lokal i Bujanocit ka marrë pëlqimin nga Ministria për Pushtet Lokal për ndryshimin e vendimit mbi emërtimet e rrugëve në territorin e Komunës së Bujanocit dhe nga ajo ditë 22 rrugë në përgjithsi për rrugët ku jetojnë shqiptarët, do të emërohen me emra të shqiptarëve të njohur, si heronjë të kombit, poet, humnaist të çështjes kombëtare dhe të tjerë, për të cilët deri më tash kemi mësuar vetëm në shkollë, ndërsa së shpejti emrat e tyre do të gjenden në rrugët dhe dokumentet personale.

rruga lam breznicaNë dhejtrorin e vitit të kaluar kuvendi komunal i Bujanocit ka marrë vendim për ndryshimin e emërtimit të 22 rrugëve në qytete ku ka marrë edhe pëlqimin nga Ministria në fjalë, ndërsa më 25 janar të vitit 2015 anëtarët e komisionit për emërtimet e rrugëve kanë arritur konsensus për ndryshimin e emrave të rrugëve. Në një anketë të zhvilluar nga RTB dhe BujanociNet, qytetarët e Buajnocit janë shpreshur tejet të kënaqur me këtë vendim, sepse siç thonë ata, tash e tutje në dokumentet e tyre personale nuk do ti bartin emrat e heronjëve të huaj por emrat e heronjëve të kombit të tyre. “Asgjë nuk arrihet me patriotizem të rrejshëm por me pun serioze dhe me përkushtim të madh, kështu siç ka bërë ky pushtet, sepse dikur do mendojshin qe me llaf e muhabet mund ti ndryshojnë emrat” kështu shprehen qytetarët shqiptarë të komunës së Bujanocit. Rrugët të cilat janë emruar me emra të rinjë janë: rruga e cila deri tani është quajtur “Car Llazar” do të mbaj emrin “Rruga e Gjakovës”, rruga e Kosovës do të vazhdoj të quhet “Rruga e Koosvës”, rruga “Jaqima Gjoshiq” do të mbaj emrin “Nëna Tereza” Sheshi, “Vëllazërim Bashkimi” do të mbaj emërtimin “Sheshi i Paqës” rruga “Petra Drapshina” tani e tutje do të quhet rruga “Bekim Femiu” rruga “Branko Radiçeviç” është emëruar “Ilaz Selimi”, rruga “Dimitrije Tucoviq” është emëruar “Sami Frashëri”, Rruga e “Vranjës” është emëruar “Rruga e Vërbanëve”, Rruga “Svetozar Markoviq” do të mbaj emërtimin “Rruga Migjeni”, Rrugica e “Pqinjës”, “14 Nëntori”, “Desanka Maksimoviq” dhe Rruga e “Shën Savës” do të quhen rruga “Morava 76”, rruga “Dositej Obradoviq” është emëruar “Naim Frashëri”, Rruga “Zhivojin Mishiq” është emëruar rruga “Asdreni”, rruga që deri më tash mbante emrin “Carice Milice” tash e tutje do të jetë rruga e “Prizrenit”, rruga “Vasilije Smajeviq” është emëruar “Zulfiqar Bajramoviq”, rruga “Nikolle Pashiq” është emëruar rruga “Sait Baliq”, rruga “Qirili dhe Metodija” është emëruar rruga “Shën Gjergji”, rruga “Cara Dushana” është emëruar “Shaban Bajramoviq”, rruga “Boror e Raimizi” me ndryshimin e emrit do të quhet rruga “Lam Breznica” dhe rruga “Stefan Stremac” është ka marë emrin rruga “8 Prilli”. Drejtorati për urbanizëm, dhe drejtoratet tjera përkatëse, ditëve në vijim dot të fillojnë zbatimin e këtij vendimi të Kuvendit Komunal në bazë të pëlqimit të ministrisë duke i vënë tabelat me emërtimet e të gjitha rrugëve në kuadër të sistemit të adresave./BujanociNet/

Emertimi i rrugeve 1

Emertimi i rrugeve 2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com