Quni, ngjarjet në Likovë pasojë e ngjarjeve të tensionuara ndëretnike

0

Policia e Kosovës demanton akuzat maqedonase

largea_11156743_815475508548346_1055914567_n1429801967

Analistët vlerësojnë se shqiptarët në Maqedoni, i nxit halli i tyre, shtypja, dhuna, përbuzja dhe shpërfillja që u bëhet ndër vite.

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, shpërfillja ndaj tyre, konsiderimi i shqiptarëve si qytetarë të dorës së dytë e të tretë, prej shtetit maqedonas duket se është faktori kryesor që po e tensionon situatën në këtë shtet fqinj, ku shqiptarët përbëjnë shumicë të konsiderueshme.

Mos çuarja në fund e asnjë të drejte të premtuar nga lufta, si dhe mos përfillja totale dhe gati racore e shtetit maqedonas ndaj shqiptareve, do të sillnin domosdo trazira, shpërthime dhe pse jo edhe luftën e shqiptarëve.
Ata thonë se shqiptarët në Maqedoni, janë të mashtruar dhe të anashkaluar nga shteti maqedonas, dhe nga politikanët shqiptarë, pasi që i “lëpihen” pushtetit maqedonas, për kolltukë e privilegje.

Pasojë e tensioneve ndëretnike

Anton Quni deputet i LDK-së, thotë se ngjarja në Gushincë edhe brenda vetë Maqedonisë ka pasur interpretime të ndryshme: derisa qeveria e Maqedonisë ka fajësuar shqiptarët dhe Kosovën, opozita maqedonase, këtë ngjarje e ka quajtur si përpjekje të qeverisë për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga problemet konkrete.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com