Qumështi i gomaricës, i vetmi që ngjason me qumështin e gruas
16:20 | 24 Prill 2019

Si rrjedhojë, ai rekomandohet shumë për ushqyerjen e foshnjave, kur qumështi i gjirit nga nënat e reja është i pamjaftueshëm. Përmban 60 herë më shumë vitaminë C se qumështi i lopës. Është antialergjik.

Një trajtim me qumësht gomarice për disa javë i bën personat me alergji të mos i ndjejnë aspak alergjitë e stinës, sidomos ato të pranverës, për shkak të polenit të luleve.

Kryesorja, meqë jemi tek alergjitë, është që personat që janë alergjikë ndaj laktozës, mund ta përdorin pa problem qumështin e gomaricës. Ka njerëz që nuk pinë dot një gotë qumësht në mëngjes, apo një kafe me qumësht gjatë ditës, pasi janë alergjikë ndaj çdolloj qumështi, por qumështi i gomaricës bën përjashtim.

Është i vetmi që nuk shkakton alergji. Po ashtu, ky qumësht ka ndikim të drejtpërdrejtë në zbutjen e kollës dhe të bronkitit. Kjo është e vërtetuar edhe nga brezat para nesh. Është fakt që para se të ekzistonin farmacitë, të parët tanë, kollën e mirë tek fëmijët e kuronin me qumësht gomarice, transmeton “Living”.

Ky qumësht është burim i mirë i kalciumit dhe gjithashtu rrit aftësinë e trupit për të përthithur kalciumin. Si rrjedhim forcon kockat.

Qumështi i gomaricës është i famshëm edhe në kozmetikë. Kleopatra, mbretëresha e Egjiptit, bënte banjë në një vaskë me qumësht gomarice për ta mbajtur lëkurën e saj të freskët e të shëndetshme.

Edhe sot, dermatologët e rekomandojnë qumështin e gomaricës për maska fytyre. Mjafton të lyesh fytyrën para gjumit me këtë qumësht, të mos e shpëlash me ujë deri në mëngjes dhe kështu pakëson rrudhat e fytyrës dhe e bën më të shëndetshme.

Alesia Bami