QSA bën grumbullimin e kurbanëve

0

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit njofton opinionin e gjerë dhe bashkatdhetarët tanë, se me rastin e festës së Kurban Bajramit, bën organizimin e blerjes dhe therrjes së kurbanëve.

Lajme-QendraSolidaritetitAvancimit_510629049

Në kuadër të projektit QSA realizon një sërë aktivitetesh:

– Blerja e kafshës (gjedhit) – lopë, e verifikuar në aspektin shëndetësor dhe të mbarësimit, të certifikuara nga mjeku veteriner

– Therja në therrtore të licencuar në formë legale nga një staf profesional, e pajisur me standardet HACCP dhe Hallall, në kushte tejet të larta higjenike, duke i ndjekur dhe rregullat fetare të therrjes me tekbire dhe Bismil-lah.

– Ajo që nuk dihet në këtë botë të globalizuar, është se si konkret bëhet therrja e kurbaneve dhe si është kualiteti i kurbanëve tanë? Gjithashtu, opinonit duhet t’i sqarojmë se ku përfundojnë kurbanët e tyre dhe kush do të jenë përfituesit?
Shpërndarja e mishit deri në shtëpitë e familjeve përfituese në pako prej 5-7 kg – familjet në nevojë, fëmijët jetimë, të vejat, përsonat me aftësi të kufizuara, si dhe kategori tjera sociale në rajonin e Luginës së Preshevës dhe të Kumanovës e Likovës

– Çmimi i kurbanit është 150 euro dhe përmban këto shërbime:
– përzgjedhja dhe blerja e kafshëve kualitative
– kontrollet mjekësore mbi shëndetin dhe mbarësimin e kafshëve
– inspektimin nga ana e inspektorit veteriner dhe kontrolli i mishit
– copëtimi dhe paketimi i mishit, si dhe shpërndarja e pakove të mishit deri tek familjet përfituese – shtëpi më shtëpi.
– TVSH 8%

– Projekti do të implementohet në formë krejtësisht legale, duke i përfshirë këtu dhe taksat ndaj shtetit.

– Afati i fundit për dorëzimin e kurbaneve është më së voni data 3 tetor 2014, apo (një ditë para festës së Kurban Bajramit)

– QSA e dëshmuar për kualitetin e menaxhimit të projektit të Kurban Bajramit

QSA – mundësi për një kurban sa më kualitativ!

QSA Falenderon Radio televizionin Presheva për mbështetjen mediale në realizimin e projektit “Shporta e Kurban Bajramit”

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com