Qindra shqiptarë protestuan para zyrave të UEFA-s në Zvicër (FOTO)

0

Mërgata shqiptare që jeton në diasporë, veçanërisht ata në Zvicër, sot në numër jashtëzakonisht të madh, janë mbledhur para shtëpisë së futbollit evropian, UEFA, në Nyon të Zvicrës, për të protestuar kundër vendimit të kësaj të fundit, rreth ndeshjes Serbi – Shqipëri.

ZvicerMe transparente të shumta e me flamuj kuqezi, qindra shqiptarë, protestuan para zyrave të UEFA-s, duke kërkuar drejtësi pas vendimit kontravers të kësaj të fundit.

Indeksonline, ka siguruar disa fotografi të protestës që u mbajt para zyrave të UEFA-s.

UEFA, vendosi dje rreth fatit të ndeshjes Serbi – Shqipëri, duke e regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Serbisë.

Protesta kundër këtij vendimi, janë mbajtur edhe në Prishtinë dhe Tiranë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com