Qindra “merimanga” si kjo, jetojnë në fytyrën tuaj (Video)
10:01 | 12 Maj 2015

Janë krijesa mikroskopike me tetë këmbë dhe kushëriri tyre më i afërt është merimanga.

qindra-ldquo-merimanga-rdquo-si-kjo-jetojn-euml-n-euml-fytyr-euml-n-tuaj-video_hd Shkencëtarët kanë thënë se me qindra, apo mijëra krijesa të tilla jetojnë në fytyrën tonë - nga dy për secilën qime të vetullave dhe qerpikëve. Nuk dihet se përse kanë zgjedhur pjesën me të bukur të trupit të njeriut, për të jetuar, transmeton Telegrafi. Ajo që dihet është se krijesat e quajtura Demodex, nuk e kryejnë jashtëqitjen, sepse nuk kanë anus. Gjatë ditës rrinë të fshehura, kurse natën e shfrytëzojnë që të çiftohen, e më pas meshkujt vdesin. Ciklin e jetës, e vazhdon femra e cila lëshon vezët. Në videon e postuar më poshtë, shihet një femër Demodex në procesin e lëshimit të vezëve. /Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?t=62&v=CFxHjlpak0w
Françeska Jaçe