Qfar klime po na pret

0

Në tribunën e quajtur “Ndryshimet klimatike në Ballkan” kanë paralajmëruar se do të ketë vërshime dhe thatësira më të shpeshta në Serbi nëse vije deri tek shtimi rritja e efektit të kopshteve të qelqta.

105531_1 

Docenti i Institutit për meteorologji pranë fakultetit të fizikës në universitetin e Beogradit Vlladimir Gjurgjeviq ka thënë se Serbin në të ardhmen e pret një klimë me ekstreme si dhe rritja e temperaturës deri në 4 gradë në 100 vitet e ardhshme. Sipas fjalëve të tij vërshimet dhe thatësira do të jenë më të shpeshta por pritet që edhe reshjet në pjesën e dytë të shekullit 21 të jenë për 50% më të ulëta. Ai ka theksuar se Serbia është njëra prej 192 shteteve që ka ratifikuar konventën mbi ndryshimet klimatike por që ajo duhet që në mënyrë aktive të inkuadrohet në marrëveshjet ndërkombëtare mbi zvogëlimin e emetimit të gazrave të kopshteve të qelqta. “Nëse popullsia globale merret vesh që planeti duhet të reduktoj emetimin e gazrave të kopshteve të qelqta dhe shkon drejt derivateve fosile Serbia duhet të kontribuoj në këtë proces. Sa më afër jemi Bashkimit Evropian i cili ka standarde të ashpra rreth kësaj çështje aq më afër do të jemi këtij qëllimi” ka thënë Gjurgjeviq. Pjesëmarrësit e tribunës që e ka organizuar Qendra për promovim të shkencës në bashkëpunim me galerinë e shkencës dhe teknikës dhe me Organizatën Joqeveritare “Një shkallë” janë pajtuar që për mbrojtje nga ndryshimet klimatike është e domosdoshme që të zvogëlohet emetimi i metanit dhe monoksidit të karbonit si dhe është e nevojshme që të gjinden burime alternative të energjisë në mënyrë që të bëhemi shoqëri e pavarur nga shfrytëzimi i derivateve fosile. Tribuna ishte ngjarja e fundit në kuadër të ekspozitës “Raporti i Pestë” e cila deri më sot ishte e hapur në galerinë e shkencës dhe teknikës në Beograd.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com