Qeveritë Shqiptare harruan fondin për Luginën

0
Janë bërë dy vite që kur rezoluta për Kosove Lindore kaloi në Kuvendin e Republikë së Kosovës dhe me shumica e pikave nga ajo rezolutë që as që u morën parasysh të realizohen nga institucionet Kosovare.
vatra
Pikë shumë e rëndësishme për banorët e tri komunave që jetojnë në Kosovën Lindore është edhe pika 8. e rezolutës e cila parasheh që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane thuhet në njoftimin e Lëvizjes qytetare “Vatra”. Nga miratimi i rezolutës gjer tani ka pasur vetëm një shkëndi në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimor e që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ky fond nuk u bë fond i përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë, por mbeti vetëm Adhok dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdor edhe si adutë tallëse nga kryeministri Vuqiq gjatë vizitës në Preshevë ku tha se ata të juajt nuk po ju ndihmojnë fare. Nevojat e qytetarëve të Luginës janë shumë të mëdha, duke ditur diskriminimin që po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj të Bujanocit, Preshevës, dhe Medvegjes në ndarjet buxhetore duke i ndarë vetëm një shumë simbolike sa për të thëne në sytë e opinionit se ja edhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet ka bërë që nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria të jetë shumë e mirëseardhur dhe shumë jetike për këta banorë. Është emergjente fondi humanitar për këto tri komuna të krijohet sa më parë dhe të bëhet i përhershëm të parashihet në vijat buxhetore të dyja shteteve amë atij të Kosovës dhe Shqipërisë, ku do të garantohej një qëndrueshmëri në investime aty ka kanë nevojë qytetarët e Kosovës Lindore, siç janë: kthimi, infrastruktura, arsimi, shëndetësia etj ka thënë Enver Haziri anëtar i kryesisë së Vatrës.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com