Qeveria shpërndan Kuvendin në Medvegjë, Arsiq kryetar i organit të përkohshëm

0

Qeveria serbe ka shpërnda Kuvendin komunal të Medvegjës pasi në afatin ligjor nuk ka mbajtur asnjë seancë.

medvegja
Qeveria serbe për kryetar të organit të përkohshëm të komunës së Medvegjës ka emëruar Nebojsha Arsiqin, pasi kryetari i deritanishëm i komunës Dragisha Petroviq nuk ka arritur të mbajë seancë në afat të caktuar ligor. “Qeveria ka marrë vendim që të shpërndaj Kuvendin komunal në Medvegjë dhe ka emëruar Nebojsha Arsiqin për kryetar të organit të përkohshëm të kësaj komune” thuhet pas seancës së qeverisë. “Vendimi erdhi pasi ish kryetari i komunës së Medvegjës Dragisha Petroviq nuk ka arritur që brenda afatit ligjor të mbaj asnjë seancë të asamblesë komunale” ka thënë kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq. “Që nga momenti kur është zgjedhur kryetar i ri i komunës, nuk ka arritë të mbledhë dhe të organizojë një seancë e cila çoi në shpërbërjen e kuvendit komunal, gjegjësisht vendosjen e masave të përkohshme ku dhe do të ketë zgjedhje lokale” ka thënë Stankoviq./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com