Qeveria merr vendim për rritjen e pagave

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë, ka anuluar vendimin e mëhershëm për pezullim të vendimit për rritje të pagave të fillimvitit.

Ai ka thënë se Ministria e Financave obligohet që të zbatojë ligjin.

Kryeministri e hodhi në votim çështjen e anulimit të vendimit të mëhershëm për pezullim të rritjes së rrogave. Asnjë nga ministrat nuk votoi kundër, ndërsa pati vetëm një abstenim.

“Me këtë votim aprovohet shfuqizimi i vendimit për pezullimin e ngritjes së pagave”, tha Haradinaj.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »