Qeveria “Haradinaj” ndan 40 mijë euro për renovimin e shkolles fillore në fshatin Samolicë (dokument)
14:51 | 10 Nentor 2017

Qeveria e Republikës së Kosovës në një mbledhje të mbajtur më datën 20 tetor 2017, ka aprovuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore nga Kodi Ekonomik 21110, Subvencione për etnitete Publike në vlerë prej 40.000 euro, për ndihmë financiare për renovimin e shkollës fillore në fshatin Samolicë, Komuna e Bujanocit. Propozimi është bërë nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, e cila erdhi dy ditë pasi ai kishte vizituar këtë shkollë në kuadër të një vizite zyrtare që kishte bërë në Luginën e Preshevës. Tahiri tha se mjetet e zotuara do të sigurohen nga buxheti i ministrisë që ai e drejton. Sipas tij, nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve ndërsa ky, sipas tij, kishte një shqetësim e kishte dëgjuar nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi “Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të”, tha Tahiri.  
Françeska Jaçe