Qeveria: Gruevski nuk kishte kërcënime për jetën dhe nuk ishte i përndjekur politik
20:18 | 20 Nentor 2018

“I dënuari Nikola Gruevski ishte nën mbrojtje të policisë në përputhje me të drejtat që e ndoqën atë si ish-kryeministër dhe ai nuk raportoi asnjë kërcënim për jetën e tij në asnjë situatë, përcjell Portalb.mk.

Kundër Nikolla Gruevskit nuk është kryer kurrë asnjë persekutim politik dhe kërcënime për jetën e tij, dhe asnjë institucion qeveritar nuk kërcënonte jetën e tij. Prandaj, konkludojmë se qëllimi i vetëm i Gruevskit është shmangia e drejtësisë.

Qeveria pret që autoritetet në Budapest, të pakushtëzuar, të pranojë kërkesën për ekstradim dhe në përputhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si anëtare e BE-së dhe NATO-s për të lejuar kthimin e Gruevskit në Maqedoni në mënyrë që të shërbejë dënimin e tij dhe për t’iu përgjigjur akte të tjera për të cilat ai akuzohet. Republika e Maqedonisë është një shtet ligjor në të cilin qeverisin ligjet.

Kushdo që ka provuar të ketë shkelur ligjet dhe të gjithë për të cilët është shpallur një vendim i formës së prerë, do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”- përfundon reagimi i Qeverisë.

Kristin Prengaj