Qeveria greke paralajmëron Shqipërinë: Mos e përmendni Çamërinë

0

Në aktivitetin e organizuar nga Rinia Vorioepirote e Athinës me rastin e prerjes së pites së fillimvitit, zv/ministri i shtetit në qeverinë Tsipras, Terens Kuik i ka kujtuar Shqipërisë se do të ketë mbështetjen e Greqisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian vetëm nëse respekton plotësisht të drejtat e minoritetit grek.

greecAi tha se Shqipëria duhet t’i japë fund çdo qasje që synon tjetërsimin e popullsisë greke në jug të vendit përmes ndryshimeve administrative në qeverisjen lokale.

Zyrtari grek i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalë referencat që lidhen me Shqipërinë e madhe dhe t’u vërë fre zërave që flasin për çështjen çame, duke u përpjekur ta ndërkombëtarizojnë atë, raporton Respublica.

“Miq-miq, por asnjëherë miqësia e dy vendeve fqinje nuk mund të mbështetet në pretendime territoriale dhe britma ekstremiste”, është shprehur Kuik.

Sipas tij, ngjarje si e ajo e Përmetit ku u dhunua besimi fetar nuk duhet të ndodhin, pasi grekët e Vorio Epirit janë të lidhur ngushtë me Kristianizimin dhe Ortodoksinë.

Terens Kuik është përfaqësues i Partisë së Grekëve të Pavarur (ANEL), në koalicion me Syriza-n e Aleksis Tsipras.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com