Qeveria e Serbisë deklarohet për formimin e Ushtrisë së Kosovës
16:11 | 14 Dhjetor 2018

“Ky vendim i Prishtinës është një shqetësim i madh dhe paraqet një shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe mbi të gjitha Rezolutën 1244 të OKB-së. Ky vendim është gjithashtu në kundërshtim me të ashtuquajturën Kushtetutën e Kosovës që e ka shkruar vetë dhe është miratuar, e cila është një lloj absurditeti dhe dëshmi se Prishtina, përveç marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk i respekton normat e veta “, thuhet në deklaratën e qeverisë së Serbisë, raporton RTS.

Sipas kësaj deklarate, Serbia do të vazhdojë të informojë ndërkombëtarët se Kosova nuk i zbaton marrëveshjet e arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi.

“Qeveria serbe do të vazhdojë t’i udhëzojë të gjithë akterët ndërkombëtarë që plotësisht të shpërfillin parimet e së drejtës ndërkombëtare nga Prishtina, e cila ishte e dukshme edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit për vitin 2013, pasi që Prishtina nuk e ka zbatuar aspak atë”, thuhet në këtë deklaratë duke shtuar se taksa e vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës “po keqtrajton serbët e asaj ane dhe po shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe MSA-së”.

“Akti i transformimit të FSK-së në Ushtria e Kosovës është vetëm treguesi më i fundit drastik se si lëvizjet e njëanshme të Prishtinës janë në kundërshtim me vlerat themelore të shoqërive demokratike. Qeveria Serbe, së bashku me Presidentin e Serbisë, vazhdimisht monitoron situatën në veri dhe do të vazhdojë të marrë vendime në konsultim me Presidentin e Republikës”, thuhet tutje në deklaratë.

Kejvina Kthella