Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 40mij euro për Komunën e Bujanocit
12:46 | 10 Tetor 2018
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet - sot ato kanë arritur në llogarinë e komunës 40 mij eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës, për renovimin e Shkollës fillore në fshatin Samolicë, janë paguar sot në xhirollogarinë e Komunës së Bujanocit. Kjo përkrahje ishte rezultat i vizitës së Ministrit, Abelard Tahiri, që kishte realizuar në Bujanoc, ku edhe kishte premtuar se do të përkrahë komunën e Bujanocit me projekte konkrete. Gjendja momentale e Shkollës fillore në Samolicë nuk përmbushë kushtet normale për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Këto kushte do të përmirësohen shumë shpejt.

.

Alba Hoxha