Qeveria dhe ushtria e Gruevskit në panik!?

0

Kur don ta tregojë fuqinë i pafuqishmi është më i rrezikshëm se të gjithë të tjerët, dhe më i rrezikshëm bëhet për kundërshtarët e pa organizuar në një moment.

largea_foto-i-21432198278 (1)
Kështu ndodhi në rastin e luftës në Kumanovë, kur një shtet minor përdori thuaja tërë policinë dhe ushtrinë me gjithë arsenalin tokë-ajër, edhe pse me ushtrinë thuaja më të voglën në Ballkan (veç Kosovës), me policinë më të dobët dhe më johomogjene, pasi rreth 4 mijë policë janë shqiptarë dhe janë një bombë tjetër pasigurie për pushtetin sllavomaqedonas.
Qëllimi ishte përveç tjerash për të dëshmuar fuqinë, për të tronditur shqiptarë apo çdo pipëtimë shqiptarësh, por kur e tërë një ushtri hasi në një rezistencë që dinë dhe mund ta bëjnë vetëm shqiptarët duke lënë shumë të vdekur, atëherë në pamundësi që me luftë të dal faqebardhë, ajo përdor gjithë terrorin e ndaluar me çdo konventë lufteje dhe jo më paqeje, duke ekzekutuar disa prej të zënëve robër apo të dorëzuarve, madje sipas informacioneve të fundi, ka ekzekutuar me tortura dhe mënyra tjera tetë nga 10 të vrarët, njëri prej të cilëve thuhet ende se ka bërë vetëvrasje.
Po cili është qëllimi i dhunës ushtarake që po e demonstron sërish pushteti sllavomaqedonas, pas luftimeve në Kumanovë. Sërish e tërë makineria ushtarake policore, ishte para disa ditësh në Kumanovë, dje sërish ishte në Tetovë, dhe po në mbrëmje fluturonin helikopterët mbi Shkup dhe Haraçinë.
Ndërkohë, që ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov, paralajmëron ndarje të Maqedonisë, mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Të gjitha këto lëvizje ushtarako-policore po bëhen nga regjimi i Gruevskit për të dëshmuar gatishmëri për të vepruar kinse fuqishëm, por në fakt, dhuna dhe terrori ndaj të burgosurve shqiptarë, vetëm sa ka rritur revoltën tek shqiptarët në Maqedoni dhe shqiptarët në Kosovë.
Sipas ekspertëve ushtarakë, lëvizjet e Gruevskit po tregojnë panik të madhe, pasiguri në vendime dhe veprime! I. M.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com