Qershor i ftohtë, ja si do të jetë moti për ditën e sotme në Kosovë
16:08 | 25 Qershor 2018

Derisa në Evropën perëndimore fusha të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta të ajrit do të sjellin mot më stabil dhe të ngrohtë, mbi rajonin tonë masat e ftohta ajrore që depërtuan nga veriu i kontinentit dhe fusha të presionit të ulët do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

Këto janë detajet e ditëve në vazhdim:

25.06 – Mot kryesisht me vranësira. Gjatë mbrëmjes dhe natën kohë pas kohe priten reshje të dobëta shiu.

26.06-27.06 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohe me reshje shiu.

28.06-29.06 – Mot kryesisht me vranësira, poashtu me reshje shiu. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullimë

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 17C deri në 23C.

Françeska Jaçe
S