Qengji i lindur me fytyrë njeriu që tmerroi fshatin (Foto)

0

Një qengj i lindur me një fytyrë të tmerrshme njerëzore – që ngjan me personazhin Jigsaw të serialit Saw – e ka tronditur fermerin.

1_5839

Fermeri deleve Blasius Lavrentiev, 45 vjeçar, kishte qenë duke pritur gjithë javën që delja t’i lindte një qengj të çmuar.

Por ditën kur ai shkoi te ferma e tij, nuk u besonte syve kur pa “fytyrën e një njeriu të moshuar” në qengjin e porsalindur, transmeton lajmi.net.

Ai tha të kenë pasur një dimër të ashpër, dhe mezi po priste qengjat e ri, për të filluar të fitonte ca para.

“Por kur shkova për ta parë delen nëse kishte lindur, dhe pash atë fytyrë njeriu me të moshuar dhe me flokë, gati vdiqa nga shoku”.

“Prindërit e qengjit, që të dy janë me dukje normale prej deleje, dhe unë nuk kam asnjë ide se si ka mundur të ndodhë kjo”.

Tani qengji është bërë temë kryesore e diskutimeve në fshanit Dagestan në Rusi.

Komshiu Dementi Galkin, 65 vjeçar ka thënë se ai ka parë shumë gjëra të pazakonta gjatë jetës së tij, por sikur kjo asnjëherë.

“Ai duket si një plak i zemëruar dhe me hund të madhe”.

Fshatarja Dana Mishina, 56 vjeçe tha se qengji është interesant për ta parë, por ai po tmerron nipërit e saj.

3

Blasius tha se një cirk lokal i kishte ofruar që t’ia blinte qengjin, edhe atë me një çmim 10 herë më të lartë se sa çmimi real i tregut, po nuk kishte pranuar ta shiste.

“Çfarëdo që e ka shkaktuar atë që ai të duket jo shumë i bukur, unë definitivisht nuk do ta shes atë për prerje apo për dikë që planifikon ta përdorë për shfaqje”.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com