Qëndrimi i Rusisë rreth kërkesës së serbëve për ndarjen e Bosnjës
18:46 | 21 Shtator 2018
Rusia mbështet marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së Bosnjës në vitet 1990 dhe integritetin territorial të Bosnjës, ka thënë të premten ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ky reagim erdhi pas thirrjeve të një serbi të Bosnjës për shkëputjen e një rajoni serb nga Bosnja, raporton Reuters.

Lavrov arriti në Bosnjë dy javë përpara zgjedhjeve kombëtare të Bosnjës, vizitë e cila u komentua nga mediet vendase si një shfaqje mbështetëse për udhqheqësin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, edhe pse Rusia se nuk po bënte ndonjë rekomandim se kë duhet votuar.

Dodik, i cili po kandidon për një vend serb në presidencën ndëretnike të Bosnjës, po bën një fushatë për një autonomi më të gjerë të Republikës Serbe, të cilën aktualisht e kryeson dhe shkëputjen përfundimtare nga Bosnja.

Ai i cili është në favor të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe jo me Perëndimin, shpreson se Rusia t’i mbështet planet e tij separatiste në kohën kue është diskutuar një shkëmbim tokash mes Serbisë dhe Kosovës, e kjo nënkupton që kufijtë në Ballkan mund të ndryshojnë përsëri, por kësaj here duke e ‘bekuar’ edhe ndërkombëtarët.

Megjithatë, Lavrov që do ta takojë Dodikun më vonë, nuk dha mbështetje publike për planin separatist.

“Qëndrimi i Rusisë është se nuk ka alternativë ndaj marrëveshjes së paqes së Dejtonit,” tha Lavrov në një konferencë shtypi në Sarajevë të mbajtur me homologun e tij boshnjak Igor Crnadak, duke iu referuar marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga SHBA që i dha fund luftës së Bosnjës 1992-95.

“Ne mbështesim sovranitetin e Bosnjes, integritetin territorial dhe autoritetet e dhëna nga kushtetuta për dy njësitë e saj dhe tre popujt përbërës,” tha ai.

Nevina Shtylla