Qendra e asistencës në Bujanoc funksionale dhe në shërbim të plotë të qytetarëve

0

Në Qendrën e asistncës e cila funksionon në kuadër të komunës së Bujanocit qytetarët kanë mundësi të kryejnë mbi 10 shërbime nëpër sportelet e ndara.

39265274

Me themelimin e qendrës së asistencës në vitin 2005 shumica e punëve të administratës komunale të cilat më parë janë kryer në zyra tani kryehn në qendrën e asistencës duke dhën një rezultat të madh, sepse punët kryehn publikisht në prani të palës, thotë Nasim Rexhepi kryeshef i administratës komunale të Bujanocit. Në qendrën e asistencës në sportelet mund të kryhen prania e të gjitha shkresave, dhënia e lejeve të ndërtimit, ndihma juridike për pakicën rome, dhënia e dokumentave nga librat amzë ofiqaria, pranimi i kërkesave për shtesa fëmirore, pranimi i kërkesave për regjistrimin e veprimtarive hoteliere dhe kërkesave të tjera të ndryshme, pranimi i shkresave me të cilat qytetarët i drejtohen inspkecionit komunal, referenti për bashkësinë lokale, koordinatori apo udhëheqësi i qendrës së asistencës dhe fotokopjimi i dokumentave të ndryshme. Qytetarët thonë se janë plotëisisht të kënaqur me mënyrën dhe shëmrimet që ofron kjo qendër. Qëllimi i qendrës së asistencës është që e gjith puna të kryhet ublikisht në prani të palëve ku nuk ka mundësi manipulimi dhe mundësia e korrupsionit është fare e vogël përfundoi Nasim Rexhepi kryeshef i administratës komunale./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com