Që nga sot ju mund ta dini nëse dikush po ua përdor foton në Facebook të rrejshëm

0

Facebook sot ka shtuar një veçori të re. Rrjeti i famshëm social lejon tani përdoruesit që të menaxhojnë më mirë njohjen e fytyrës në etiketime. Ju që nga sot e keni mundësinë që të fshehni njohjen e fytyrës tuaj në Facebook.

Për ata që duan që fytyra mos të iu njihet në Facebook, tani këtë mund ta bëni me një prekje që iu jep opsion, ta njihni apo mos ta njihni.

Poashtu, Facebook që nga sot ka lansuar një mundësi të re e cila do t’i luftoi profilet fake në këtë rrjet.

Përdoruesit mund ta dijnë tani nëse dikush tjetër po përdor një fotografi tuajen në profil.

Nëse fotografia juaj përdoret nga dikush tjetër në profil, tani në profilin tuaj do të vije një informacion dhe më pas të njëjtën mund ta raportoni.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com