Pyetjet më qesharake që janë bërë në Google

0

Nëse mendoni se njerëzit e përdorin Google vetëm për studime, gaboheni.

Ata parashtrojnë edhe pyetje, duke pritur për një përgjigje të saktë nga Google, transmeton portali arbresh.info

Ja disa nga pyetjet më qesharake që janë bërë në Google.

Si mund të fitoj lotarinë?  – kjo pyetje është shkruar në Google rreth 500 herë brenda një muaji.

E urrej punën – edhe pse nuk është pyetje, është në vendin e tretë për nga kërkimet në internet.

Pse s’po më do macja? – edhe pse është befasuese, kjo pyetje është bërë shumë shpesh në internet, megjithatë Google nuk ka pasur përgjigje.

Pse u martova? – pyetje shumë personale, që ndoshta në ndonjë moment nervoze njerëzit e kanë shkruar. Megjithatë, rreth 40 mijë njerëz e kanë bërë këtë pyetje.

Si të mos e vras veten? – rreth 900 njerëz në muaj e bëjnë këtë pyetje. Askush dhe as Google s’ka përgjigje.

Si të bësh lidhje jashtëmartesore? – rreth 50 mijë njerëz kanë kërkuar përmes Google-s që të kuptojnë se si mund të fillojnë një lidhje jashtëmartesore.

Megjithatë, Google nuk i di të gjitha.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com