PVD nuk bëri asgjë në Medvegjë, kryetari i degës jep dorëheqje,

0

Edhe pse në komunën e Medvegjës qeverisin dy subjekte politike Grupi i qytetarëve “Jabllanica” dhe PVD e Riza Halimit, shqiptarët mbesin të diskriminuar dhe asimilimi i tyre po vazhdon edhe më tej. Kohëve të fundit me padrejtësit ndaj shqiptarëve kanë filluar ti brengosin edhe disa anëtarë të PVD-së, gjegjësisht kryetarin e këtij subjekti politik dega në Medvegjëq Fehmi Beha, i cili duke mos u pajtuar me politikën e pushtetit lokal që po i bënë popullatës shqiptare ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të KK të Medvegjës.

 

PVD në këtë komunë ka edhe postin e zv.kryetarit të komunës të cilin e gëzon Florim Sahiti. Nënkryetari i kuvendit Komunale në Mevegjë dhe njëherit kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik, Fehmi BEHA, të enjtën më më 19 mars ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkrytarit të kuvendit komunal të Medvegjës, në shenjë pakënaqësie që po shkakton pushteti i atjeshëm ndaj shqiptarëve.

Beha

“Nën trysninë e madhe të zgjedhësve të mi dhe qytetarë të tjerë të Komunës së Medvegjës, i cili është absolutisht i arsyeshëm, jam i detyruar që edhe me shkrim të ju njoftojë me faktin se nuk kam të drejta të jem pjesë e qeverisjes e cila po punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Komunës së Medvegjës” thuhet ndër të tjerash në deklaratën e dorëheqjes së kryetarit të degës së PVD-së në Medvegjë. “Bëhet fjalë për punësim të padrejtë të më shumë personave nga një familje, deri sa shumë të tjera gjenden në kufi të ekzistencës, po punësohen pensionerë derisa të rinjtë e shkolluar mbeten pa punë” shkruan I zhgënjyyer Beha.

Në vazhdim po ua baskangjesim edhe shkresën zyrtare të cilën e ka siguruar redaksia nga kuvendi komunal në Medvegjë, e siguroi për redaksinë tonë./BujanociNet/

Deklarat-001

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com